Tare pasi merr çmimin si drejtori më i mirë sportiv: Nuk rikthehem te Lazio
Igli Tare është vlerësuar në “Gran Gala del Calcio” duke marrë çmimin si “Drejtori më i Mirë” për sezonin e shkuar. Në eventin e organizuar nga Adiscop, ish-futbollisti i kombëtares foli për të kaluarën e tij te Lazio duke theksuar se nuk do të kthehet më në klubin kryeqytetas. Sa i takon të ardhmes, Tare u shpreh i hapur për oferta duke u shprehur se disponon shumë gjuhë të huaja që i zotëron dhe mund të punojë në shumë vende.
– Pas ikjes tuaj, Lazio nuk po ia del të klasifikohet në vendet e para të klasifikimit…
Tare: Nuk mendoj se rezultatet e Lazios kanë lidhje me largimin tim, vitin e kaluar e merituam vendin e dytë. Por, nuk erdhi si një e papritur pasi për ato rezultate ishte punuar shumë nga drejtuesit dhe trajnerët. Unë i uroj Lazios që të ketë një të ardhme edhe më të ndritur.
A të ka bërë të ndihesh më mirë kjo pauzë?
Tare: E kisha menduar prej kohësh dhe e kisha biseduar edhe me president Lotiton. Të bën mirë, i sheh gjërat nga një tjetër këndvështrim dhe mbi të gjitha ke më shumë kohë për familjen. Jam gati t’i rikthehem sërish detyrave, do të mbetem gjithnjë i lidhur me Lazion, por dua një rrugëtim tjetër.
Ku do të pëlqente të punoje?
Tare: Kam dëgjuar që flitet për rikthimin te Lazio, por unë nuk i besoj rikthimeve. Rrugët janë të ndara dhe klubi ka bërë zgjedhje të tjera. Nuk do të kthehem aty në të ardhmen e afërt. Pastaj sa i takon klubit të radhës, kam fatin që flas shumë gjuhë dhe dua një projekt që të më intrigojë.
Çfarë këshille do t’i jepje një drejtori të ri sportiv?
Tare: Unë kam menduar gjithnjë që të bëja maksimumin me aq mundësi ekonomike sa kishim. Ndonjëherë shkon mirë dhe ndonjëherë jo. Por, duke parë punën e 15 viteve të fundit te Lazio, mendoj se kam bërë mirë bashkë me presidentin dhe bashkëpunëtorët e tjerë.