Tare përgatit planin për transferimin e Muriqit
05 dhjetor 2019
| 14:43
Drejtori i Lazios, Igli Tare, po mendon seriozisht që të transferojë në kryeqytetin italian sulmuesin shqiptar Vedat Muriqi.
Për t’ia arritur këtij qëllimi do ta përdorë edhe futbollistin tjetër shqiptar, Riza Durmishi, i cili së bashku me një shumë parash mund t’ia ndryshojë mendjen ekipit turk të Fenerbahçes.
Një plan i tillë u shkon për shtati italianëve, pasi në këtë mënyrë do të përfitonin një nga sulmuesit më të mirë në Turqi, ndërsa do ta largonin nga radhët e veta një lojtar që minutat me skuadrën e Lazios i kanë munguar së tepërmi.