Tare: Të ardhmen e diskutoj me presidentin Lotitto
Me kontratën që i skadon në fundin e sezonit aktual, e ardhmja e Igli Tares tek Lazio është vendosur më shumë se kurrë në diskutim.
Drejtori shqiptar ka bërë histori me bardhekaltërit me disa nga transferimet më të bujshme që mbajnë firmën e tij ndërsa në gjithë këto vite karrierë nuk kanë munguar edhe çmimet vlerësuese.
Ofertat nuk i mungojnë dhe duket se Tare po merr të gjithë kohën e nevojshme për t’i vlerësuar ato teksa në një deklaratë të fundit thekson se së bashku me presidentin Claudio Lotitto do të marrin një vendim në favor të Lazios, klub me të cilin është i lidhur që prej kohës kur ishte futbollist.
“Me Lazion nuk kam thjesht një marrëdhënie pune, kam një lidhje 18-vjeçare. E dua shumë klubin dhe kjo lidhje nuk do të shkëputet kurrë pavarësisht të ardhmes. Kontrata më përfundon pas një muaji dhe së bashku me presidentin do të flasim e do të vlerësojmë të ardhmen. Do të marrim vendimin më të mirë të mundshëm”, ka thënë Tare.