Tare: VAR-i na ka hequr 12 pikë
14 mars 2018
| 17:20
Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, i intervistuar nga “Corriere dello Sport”, ka sulmuar edhe një herë tjetër VAR-in.
“Na ka hequr minimumi 12 pikë. Sikur gjysmën mos të na kishte marrë, do të ishim thuajse të kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Kampionati ka humbur besimin. E kemi të vështirë të flasim për taktika. Nuk është më futboll ky. Kur ngjitet, Lazion e godasin gjithmonë. Siç ndodhi të dielën: u shkaktua penallti ndaj Immobiles, por gjyqtari mendoi se ishte simulim”, ka thënë Tare. Lazio renditet në vendin e katërt të Serisë A, me 53 pikë, një më shumë se Interi i vendit të pestë.