Targat e përkohshme të veturave mbeten ende në qarkullim
18 shtator 2021
| 21:57
Nga 15 shtatori ka skaduar marrëveshja e Brukselit mes Kosovës e Serbisë që i lejonte serbët të qarkullonin lirshëm me veturat e tyre nëpër territorin e Kosovës me targa të Serbisë.
Ato pritet të zëvendësohen me tabela të përkohshme sapo që një veturë serbe të hyjë në territorin e Kosovës.
E një gjë të tillë kosovarët janë të obliguar ta bëjnë sa herë kalojnë kufirin kosovaro-serb, dhe të pajisen me tabela të përkohshme që njihen si “proba”.
Vendosjen e masave reciproke i paralajmëroi të premten edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa nga KDI-ja kanë theksuar se një gjë e tillë u mundësohet Kosovës nga marrëveshja e Brukselit më 2011.