Tarifat e energjisë elektrike, nis takimi informues i ZRrE-së me mediet

07 prill 2025 | 11:07

Ka nisur takimi informues i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) me mediet  si palë e interesit në lidhje me çështjen e tarifave të energjisë elektrike.

Në këtë takim do të kenë mundësi të sqarohen dilemat e gazetarëve në lidhje me procesin dhe specifikat si dhe do të adresohen çështjet me interes të përbashkët, e që sipas ZRrE-së, do të jetë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe thellim të kuptimit mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtij procesi.

Në fillim kishte dilema nëse takimi do të xhirohet ose jo, por pas insistimit të gazetarëve dhe mirëkuptimit të stafit teknik të ZRrE u bë e mundur të jetë takimi i xhiruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu edhe siç kishte raportuar gazeta Nacionale disa ditë më parë, ish-këshilltarja…