Tarzani i vërtetë/ 40 vite jetoi në xhunglat e Vietnamit, 8 vite pasi u rikthye në civilizim humbi jetën nga kanceri
Një Tarzan i vërtetë që jetoi për 40 vite në xhunglat e Vietnamit, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare, si pasojë e kancerit në mëlçi. Gjithçka ndodhi vetëm tetë vite pasi u dërgua në “botën e civilizuar”.
Ho Vang Lang nuk i mbijetoi sëmundjes së rëndë, pasi 41 vite i kaloi me babanë në xhungël. Babë e bir që në vitin 2013 menduan se lufta e Vietnamit ishte duke ndodhur ende, ishin rikthyer në civilizim kur Ho Van Than u sëmur.
Than që ishte ushtar, ishte arratisur me të birin në xhungël pasi gruaja dhe dy fëmijët humbën jetën nga bombardimet. Dyshja jetuan me dekada me puma në Tra Bong, ku pas shumë kohësh i gjetën disa banorë lokalë.
Than ndërroi jetë në vitin 2017, kurse shkaku i vdekjes akoma mbetet i panjohur. Dyshja kishin mbijetuar duke ngrënë fruta dhe barishte nga mali dhe misrin që mbillnin.
Nga lëvoret e drurit kanë bërë shporta me të cilat mbanin ushqimin për në kasollet që i kishin ndërtuar. Kur banorët lokalë i gjetën, njoftuan autoritet që reaguan menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes në gusht të vitit 2013.
Pas kontrolleve mjekësore, dyshja u “integruan” në shoqëri. Miku i Lang, Alvaro Serezo, hetues që jetoi me ta për një javë në xhungël, konsideron që Langun e ka mbytur jeta moderne pasi trupi i tij nuk ka mundur t’i bëjë ballë ndryshimeve drastike.