Tas takimit me Osmanin, Palmeri dhe Lajçaku shkojnë te Kurti
31 maj 2021
| 17:15
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, i dërguari i SgBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë shkuar së bashku në zyrën e kryeministrit Albin Kurti.
Palmeri dhe Lajçak paraprakisht janë takuar edhe me krerët e opozitës.
Ata do të qëndrojnë për dy ditë në Kosovë, ndërsa nesër do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, që do të mbahet në orën 10:45 në zyrën e BE-së.
Palmeri dhe Lajçaku do të takohen me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë.