Tash e tutje shërbimet shëndetësore ofrohen në shtëpitë e pacientëve

11 prill 2019 | 17:38

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, dhe drejtori i përgjithshëm i Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit, për realizimin e projektit “Ngritja e përkujdesit për shërbime sociale dhe shëndetësore në shtëpi dhe ambluanta në rajonin e Komunës së Skenderajt”.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, do të ndihmohet Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, rreth realizimit të vizitave për të gjithë pacientët që marrin mjekimin në shtëpitë e tyre, që në pamundësi për shkaqe të ndryshme shëndetësore, nuk kanë mundësi t’i vizitojnë qendrat mjekësore, qoftë në vendbanimin e tyre apo edhe në qytet.

Me anë të këtij shërbimi, ekipet mjekësore profesionale, sipas modelit Caritas Gjerman, do t’iu ofrojnë shërbime shëndetësore personave në moshë, të vetmuarve dhe rasteve të rënda sociale në shtëpitë e tyre.

Periudha kohore e implementimit të kësaj marrëveshjeje është dyvjeçare, dhe fillon nga 1 prilli i këtij viti deri më 31.12.2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Sudanit, Omar al –Bashir është rrëzuar nga pushteti…