Tash i hekën vijat e kuqe e dojnë me u puthë në gojë
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë ish-këshilltarit të vet, Shkëlzen Gashit, “vazhdo ti me këso kritika”.
“I tha vazhdo këto diskutime, por jashtë sferës publike. Nuk e ka shkarku, e ka liru nga detyra”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka folur edhe për situatën aktuale politike në vend. “Thojshin kemi vija të kuqe dhe krejt kanë keshë me mu, e tash i hekën krejt vijat e kuqe e dojnë me u puthë në gojë krejt ndërmjet vete”, thotë Haradinaj. Ndërsa për krimet e luftës, Haradinaj tha se askush s’ka të drejtë ta falë gjakun e popullit. “Askush nuk ka të drejtë ta falë gjakun e popullit”, ka shprehur mendimin Haradinaj.
“Ai që e falë krimin është më kriminel se krimineli që e ka bërë krimin”, ka thënë ai.
Më tutje, Haradinaj ka bërë me dije se OVL e UÇK-së është e revoltuar me të gjithë deputetët e Kuvendit, përveç deputetëve të ri.
“Ne jemi të zhgënjyer me deputetët e Kuvendit, përveç deputetëve të ri. Deputetëve u kemi thanë në Kuvend, zagarë, gomarë, lapera edhe qashtu janë. Sepse deputetët kanë tradhtuar demarkacionin. Deputetë që kanë nënshkruar Gjykatën Speciale veç për UÇK”, ka shtuar Haradinaj.