“Tash Vuçiqi i inkurajuar kërkon negociata për dinarin me ndërmjetësimin e BE-së”
29 janar 2024
| 14:53
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar në lidhje me vendimin e BQK-së se nga 1 shkurti të ndalohet përdorimi i dinarit serb në vend.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se pranimi i Rezolutës 1244 nga Kurti, tash Vuçiqi i inkurajuar kërkon negociata për dinarin me ndërmjetësimin e BE-së.
“Me fjalë tjera ai kërkon negociata për Kushtetutën e Kosovës, e cila përcakton se Kosova ka vetëm një valute”, ka shkruar Tahiri.