Tashi pëson humbje në rrethin e parë, nesër garon Vesa Gjinaj
27 qershor 2022
| 17:29
Tenisi ka nisur garat sot në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Tenisti ynë, Vullnet Tashi, pësoi humbje në raundin e parë nga tuniziani, Aziz Ouakaa 2:0 në sete (6:3, 6:2).
Duelin e Tashit e njekën edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani. Nesër pritet të garojë Vesa Gjinaj, e cila sot ishte e lirë, pasi ka kaluar rrethin e parë pa ndeshje.