Tasholli: Albin Kurti ka mundur të jetë ushtar vetëm në Counter-Strike
Analisti politik Ismail Tasholli ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti kur ky i fundi u pyet nëse kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosoës.
Tasholli në Pressing të T7 ka thënë se Kurti ka mund të jetë ushtar vetëm në Counter-Strike.
Ai tha se nuk do donte të ishte në lëkurën e Kurtit në momentin kur po përgjigjej para gazetarëve për këtë çështje.
“Mos qofsha në lëkurën e zotrit Kurtit kur provohet që nga një situatë të nxirret ajo që nuk ka qenë. Faktisht kemi definime të sakta se çka është luftëtar, nëse e marrim në aspektin e përgjithësuar secili ka qenë luftëtar, madje kemi edhe deklarata që thonë se i tërë populli ishe UÇK dhe UÇK-ja lindi nga populli”, tha Tasholli.
“Por nëse fillojmë dhe kategorizojmë se çfarë është luftëtar që lidhet me luftën aktive të drejtëpërdrejtë, zotri Kurti ka mund të jetë ushtar vetëm në Counter-Strike. Ai ka edhe deklarata që nuk i beson luftës, që nuk do ta merrte kurrë pushkën në dorë”, shtoi ai.