Task-Forca, Hoti: Me strukturimin e ri ky departament do të jetë më efikas në luftën kundër korrupsionit

13 nëntor 2020 | 16:42

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ata kanë marrë vendim për rikonstruktimin e Task-Forcës antikorrupsion.

Hoti këtë deklaratë e ka dhënë të premten në interpelancën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me vendimin për shfuqizimin e Task-Forcës antikorrupsion.

“Ne duke u bazuar në dispozitat ligjore më 19 tetor me vendim të qeverisë kemi marrë një rikonstruktim të ri, që do të ndikojë në rritjen e performancës të organeve të sigurisë në luftimin e korrupsionit”.

“Vendimi i Qeverisë mundëson ndarjen e përgjegjësive të institucioneve përkatëse që merren me sundimin e rendit dhe ligjit”.

“Ky vendim ka të bëjë me zhvillimin e departamentit që është pjesë kryesore e strukturës së policisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin, i cili ka mandat dhe përgjegjësi specifike në luftimin e dukurive negative”, ka thënë Hoti.

Hoti ka deklaruar se me rikonstruktimin e Task-Forcës nuk janë duke penguar punën e saj.

“Ky vendim i yni eliminon mundësin e bartjes së përgjegjësisë nga një sektor në një sektor, eliminon dyfishimin e institucioneve të cilat kanë mandat ligjor të merren me çështje të caktuara dhe në të njëjtën kohë e rrit përgjegjësinë e të gjitha institucioneve në luftimin e korrupsionit”.

“Departamenti Special Anti-korrupsion apo e ashtuquajtura Task-forca antikorrupsion ka funksionuar brenda departamenti te hetimeve. Pra kemi departament brenda departamentit të hetimeve”.

“Me këtë vendim vetëm po e sqarojmë funksionimin e departamenti të hetimeve brenda policisë. Nuk po e pengojmë punën e tyre, po e fuqizojmë përmbajtjen. Prandaj me strukturimin e ri dhe besojmë se ky departament do të jetë më efikas në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka prekur, me aq sa…