Taulant Balla kërkon që vaksinimi për deputetët të bëhet i detyrueshëm

23 shtator 2021 | 12:21

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kërkuar sot që vaksinimi për deputetët të bëhet me detyrim.

Ai ka treguar se dhe në vende të tjera në Evropë, për deputetët kërkohet pasaporta e vaksinimit, ndaj dhe në Shqipëri duhet të merret një masë e tillë.

“Nëse në Bundestag nuk mund të hysh nëse nuk ke ‘Green Pass’, le ta bëjmë dhe këtu. Kjo ka qenë një dakordësi edhe nga nën kryetari i Kuvendit, Alibeaj dhe nga kreu i grupit të PD, Rushaj, por dhe nga Fatmir Mediu si kreu i një grupi tjetër parlamentar”, ka deklaruar Balla pas seancës se parlamentit.

Më tej, ai është shprehur së Kuvendi duhet të jetë një shembull i respektimit të rekomandimeve që jep Komiteti i Ekspertëve.

“Shqipëria është në kushtet e një pandemie, Kuvendi duhet të jetë shembull i respektimit të rekomandimeve që jep Komiteti i Ekspertëve. Kjo nuk është një çështje e seancës, por është një çështje që kërkon diskutim”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar…