
Taulant Balla publikon foto në Instagram me Luizin
25 maj 2023
| 23:45
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, duket se është fans i Luizit.
Balla ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto bashkë me të bijën Melen dhe fituesin e BBVA-së, këngëtarin Luiz Ejlli.
Kujtojmë se një javë më parë Luizi ishte i ftuar në podcoast-in e kryeministrit Edi Rama, ku zbuloi planet e tij për të ardhmen.
Në zgjedhjet lokale të 14 majit, Luizi tregoi hapur mbështetjen e tij për kandidatin Socialist për bashkinë Shkodër, Benet Beci, i cili fitoi kundrejt Bardh Spahisë.