Taulant Hodaj emërohet konsull i përgjithshëm nderi i Norvegjisë në Kosovë, lë detyrën e sekretarit të FFK-së

01 gusht 2023 | 11:33

Ish-Sekretari i FFK-së, Taulant Hodaj është emëruar Konsull i Përgjithshëm i Norvegjisë në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur vet Hodaj përmes një njoftimi në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i tij:

EMËRIMI KONSULL I PËRGJITHSHËM NDERI I NORVEGJISË NË KOSOVË ?? ??

Të dashur miq dhe kolegë,

Me shumë krenari dhe kënaqësi të pafund, ndaj me ju lajmin për emërimin tim si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Kosovës.  Në përgatitje e sipër për të nisur këtë udhëtim të jashtëzakonshëm, do doja të falenderoja përzemërsisht ambasadorin Jens Erik Grøndahl, për mbështetjen dhe besimin e tij të përhershëm.

Shteti i Kosovës krenohet me miqësinë dhe aleancën me Mbretërinë e Norvegjisë. Unë jam i nderuar që do të kontribuoj tutje në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona në fushën e tregtisë, kulturës dhe miqësisë. Është një privilegj i papërshkrueshëm të shërbesh si një urë lidhëse midis kombeve tona, duke nxitur mirëkuptimin, respektin e ndërsjellë dhe ndërtimin e lidhjeve të qëndrueshme.

Marrëdhëniet në mes Norvegjisë dhe Kosovës janë të ndërtuara mbi vlerat dhe aspiratat e përbashkëta. Është një partneritet I vendosur në baza të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe me prosperitet pro shoqëror. Si Konsulli i parë i Përgjithshëm i Norvegjisë në Kosovë, synoj t’i forcoj më tej këto lidhje, duke lehtësuar mundësitë për biznes dhe investimeve, duke nxitur shkëmbimet arsimore dhe duke inkurajuar bashkëpunimet kulturore midis qytetarëve tanë.

Do doja të ndaja edhe konsideratën e lartë për Presidenten e Republikës, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për punën e tyre të shkëlqyer gjatë përfshirjes në çështjen e  konfirmimit tim në këtë pozitë.

Vlerësim i lartë dhe falënderim i veçantë iu takon kolegëve të mi dhe kryetarit të Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova, ku kam ushtruar deri së fundmi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm. Federata dhe sportistët tanë do kenë gjithmonë përkrahjen time.

Personalisht, emërimin tim në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm të Mbreterisë së Norvegjisë  e kam pranuar si privilegj dhe nder, të cilin si të tillë do e konsideroj gjithmonë. I jam mirënjohës për mbështetjen e palëkundur familjes, kolegëve nga Hodaj & Partners, Law Firm dhe mentorëve të mi. Kur përmend mentorët, para së gjithash kam parasysh babanë tim të ndjerë – udhëheqjen dhe inkurajimin që më dha ai, duke luajtur një rol vendimtar për të më formuar mua në personin që jam sot. Atij i premtoj sot se do të mbaj me vete mençurinë dhe vlerat që më dha në çdo hap të jetës sime, duke u siguruar që të shërbej me integritet, ndjeshmëri dhe profesionalizëm.

Jam shumë i lumtur të filloj këtë udhëtim të ri, me mbështetjen e kolegëve të mi nga zyra ligjore Hodaj&Partners, si dhe me dashurinë e familjes time.

Sinqerisht,

Taulant Hodaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi senegalez Sadio Mane ka përfunduar me sukses testet mjekësore…