Taulant Ramadani: Ripërtrirja e resurseve teknike në Repartin e Stomatologjisë në Gjilan ishte nevojë me prioritet
Reparti i Stomatologjisë në Gjilan pas pranimit të instrumenteve të reja, tanimë pajiset me 7-të poltrona stomatologjik, 6-të tavolina për teknikë, 5-së sterilizatorë me ajër të thatë, 2 kompresorë të cilët janë në ardhje e sipër si dhe 12-të mikromotorë për teknikë, e që të gjitha së bashku kapin vlerën investive prej 49 mijë eurosh.
Shef i Shërbimit të Stomatologjisë Dr. Taulant Ramadani, e ka vlerësuar lartë ripërtrirjen e resurseve teknike të repartit, duke e cilësuar këtë ivestim si nevojë me priotitet.
Sipas tij, përpos kësaj, është funksionalizuar në tërësi pika stomatologjike në QMF “Arbëri“. Por, edhe në ditët në vijim do të funksionalizohet edhe në Zhegër me plotësim të resurseve humane dhe ripërtrirje të resurseve teknike.
“Funksionalizimi i tyre paraqet shtrirjen më të gjerë të Stomatologjisë dhe mundëson trajtimin adekuat të qytetarëve të këtyre zonave duke evituar probleme të natyrave financiare dhe fizike të qytetarëve”, ka theksuar Shefi, Dr. Taulant Ramadani.
Ai tha se gjithë kjo, do të mundësojë ofrimin e shërbimeve edhe më cilësore dhe efikase për pacientët e qytetit të Gjilanit dhe zonave përreth.
‘Investimet e bëra dhe rifunksionalizimi i pikave shtesë stomatologjike reflektojnë punë dhe përkushtim drejtë përmisimit të sektorit publik shëndetësor’’, potencoi ai.
Ndërkaq, lidhur me realizimin e ripërtrirjes e këtyre resurseve ka falënderuar Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Albanin Hyseni.
Ai tha se Kryetari Hyseni ka vlerësuar dhe aprovovuar me prioritet nevojën për ripërtrirjen e resurseve teknike në Stomatologjinë e Sektorit Publik, repart ky i cili vetëm gjatë një muaji të vetëm trajton mbi 1 mijë pacientë.
Sipas tij, prioritet ka qenë dhe do të jetë kualiteti i mirëfilltë i ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët./GJILANI INFO/