Taulant Seferi pjesë e ekipit të Tiranës
Ekipi i Tiranës ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkaton e janarit dhe bëhet fjalë për Taulant Seferin.
Seferi, i shumë përmendur për kalimin e tij te Shkëndija e Tetovës, tashmë e gjen veten nën ngjyrat bardheblu.
Kanë qenë kryeqytetasit që kanë njoftuar se është mbyllur me sukses marrëveshja me Young Boys për të huazuar sulmuesin Seferi.
“Mirësevjen Taulan Sulejmanov (Taulant Seferi)! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së janarit. KF Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh evropian Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulan Seferi. Pas bisedimeve te orëve të vona mes dy presidencave u arrit bashkëpunimi për të pasur në organikën e ekipit tonë 24-vjecarin. Seferi është prej kohësh pjesë e klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar i kombëtares shqiptare të futbollit ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Klubi i uron suksese me fanellën bardheblu”, shkruan ekipi i Tiranës.