Taulant Seferi u jep mesazhin e fortë rivalëve

13 mars 2022 | 11:55

Fitorja e Tiranës kundër Vllaznisë në Shkodër ishte një mesazh i qartë për rivalët, që të luftojnë për vendin e dytë dhe të tretë.

Kreu ka “pronar” dhe këtë e thotë në një farë mënyre edhe sulmuesi Taulant Seferi, i cili në ndeshje e djeshme nuk shënoi gol, por ishte protagonist dhe asistoi në golin e barazimit.

Në rrjetet sociale, kryegolashënuesi i kampionatit shkruan: “Dëshmuam se jemi ekip i bashkuar mirë dhe kemi një qëllim, duke marshuar hap pas hapi drejt titullit. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne, prandaj duhet dhënë maksimumi. Urime fitorja e radhës, KF Tirana kampione e padiskutueshme”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Seferi deri më tani ka shënuar 14 gola në kampionat.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e pestë e protestave kundër rritjes së çmimeve ka…