Taulant Xhaka luan ndeshjen e 400-të për Baselin
Mesfushori shqiptar Taulant Xhaka të shtunën e ka luajtur ndeshjen jubilare, të 400-të, për Baselin. Por edhe pse nuk ishte një ndeshje pozitive për Baselin, megjithate paraqitja e Xhakës dhe e shqiptarëve tjerë ishte mbreslënëse.
Në ndeshjen e Baselit kundër Zuerichut, Taulant Xhaka është aktivizuar në lojë në minutën e 75-të për ta regjistruar ndeshjen e 400-të zyrtare me Baselin. 33-vjeçari Xhaka është prej lojtarëve të rëndësishëm në historinë e kësaj skuadre. Taulant Xhaka për një kohë të gjatë ka luajtur krah përkrahë me vëllain e tij Granitin në ekipin e Baselit.
Taulanti i cili është djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, ish të burgosurit politik, Ragip Xhakës, kishte zgjedhur kombëtaren shqiptare për të luajtur. Ai për Shqipërinë ka luajtur shumë ndeshje, por vetëm një ndeshje do të mbetet gjatë në mendjet shqiptare, ajo në mes Shqipërisë dhe Serbisë ku në mes të Beogradit Taulant Xhaka me Lorik Canën e bashkëlojtarët tjerë kishin treguar se çfar gjaku i rrjedhë në trupin e tyre. Taulanti me shokë kishin mbrojtur flamurin shqiptar duke u kacafytur me lojtar e shokues serb. Taulanti ende mendon të vazhdojë karrierën e tij në klubin ku ka luajtur gjitha këto ndeshje dhe shpreson se një ditë aty do të rikthehet edhe legjenda shqiptare e të gjitha kohërave, vëllai i tij Granit Xhaka.