
Taulant Xhaka në garë për golin e vitit në Zvicër
10 janar 2019
| 11:11
Lojtari i Baselit, Taulant Xhaka, është në garë për golin e vitit në ligën elitare zvicerane. Goli i tij është në mesin e pesë më të mirave për vitin që shkoi.
Krahas tij, së bashku në garë janë edhe Dennis Hediger i FC Thunit, pas tij vjen Guillaume Hoarau i BSC Young Boys, Xhaka është i treti në nominim, pas tij vjen Simon Greter i FC Luzernit. Listën e përmbyll Carlinhos Junior i FC Luganos, ka njoftuar Federata e Futbollit Zviceran.