Taulant Xhaka së shpejti do të bëhet baba për herë të parë
29 dhjetor 2019
| 13:08
Futbollisti i njohur shqiptar Taulant Xhaka dhe e dashura e tij Arbnora së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.
Së fundmi është bërë e ditur se ata po e presin një foshnje.
përmes një publikimi në llogarinë e saj në Instagram, Arbnora ka bërë të ditur gjininë e foshnjës.
Ajo ka bërë të ditur se ata pritet të bëhen prindër të një djali.
Kujtojmë që para pak kohe edhe vëllai i Taulantit, Graniti, u bë baba i një vajze.