Taulant Xhaka shpallet lojtari me saktësinë më të lartë në pasime, Ragip Xhaka: Shembull për të gjithë
Mesfushori shqiptar i Baselit, Taulant Xhaka është shpallur si lojtari me saktësinë më të lartë në pasime në Superligën Zvicerane.
33-vjeçari ka asistuar sakët në 93.6%, derisa pas këtij suksesi është shprehur krenar babai i Taulantit, Ragip Xhaka. Ky i fundit ka thënë se Taulanti ka treguar vazhdimisht se është një lider në fushë, duke mbajtur lart jo vetëm emrin e tij, por edhe krenarinë e familjes dhe të gjithë shqiptarëve.
“Me krenari të veçantë si prind, dua të përgëzoj djalin tim, Taulant Xhakën, për arritjen e tij madhështore si lojtari me saktësinë më të lartë në pasime në Superligën Zvicerane. Ky është një moment që pasqyron jo vetëm talentin dhe punën e tij të palodhshme, por edhe vlerat e tij si sportist i përkushtuar dhe shembull për të gjithë. Taulanti ka treguar vazhdimisht se është një lider në fushë, duke mbajtur lart jo vetëm emrin e tij, por edhe krenarinë e familjes sonë dhe të gjithë shqiptarëve. Kjo arritje është një frymëzim për çdo të ri që ndjek ëndrrat me përkushtim dhe pasion. Krenar me ty Taulant!”, ka shkruar Ragip Xhaka.
/Epoka e re/