Taulant Xhaka zbulon ëndrrën që dëshiron ta realizojë bashkë me vëllain, Granitin

14 shkurt 2025 | 11:10

Skuadra zvicerane FC Basel humbi një legjendë. Taulant Xhaka e mbyll karrierën në verë. Arsyet dhe planet e tij për të ardhmen janë me vëllain Granit Xhaka. Ëndrra e tij e madhe si futbollit nuk u realizua, të luajë sërish për FC Baselin me vëllain e tij. Kjo nuk ishte vetëm ëndrra e Taulantit, ishte edhe e Granitit. Dhe kjo ishte ëndrra e shumë tifozëve të FCB.

“Sigurisht që jam i trishtuar. Ishte një ëndërr e imja. Por jam i lumtur që tani filloj një kapitull të ri, atë të punës së trajnerit. Ku nuk i dihet, ndoshta një ditë do të punojmë me Granitin si trajner në FC Basel, unë si ndihmëstrajner i tij”, ka thënë Xhaka për mediumin zviceran “90min”.

Nga njëra anë është licenca e trajnerit dhe ëndrra për të qenë dyshe trajnerësh me vëllain Granitin. Por edhe Xhaka thotë se mezi pret të kalojë kohë me familjen dhe fëmijët. “FC Basel më ofroi mundësinë për të qëndruar në klub. Por kam nevojë për distancë”, ka shtuar Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve…