Taylor Swift vendos rekordin e ri botëror, koncert me 200 mijë fansa (Foto)

27 nëntor 2023 | 20:28

Taylor Swift ka thyer një tjetër rekord botëror, atë për numrin e pjesëmarrësve në një koncert të sajin në Brazil duke e etiketuar këtë si “Era e Taylor Swift”.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se mbi 200 mijë veta ishin të pranishëm në koncertin e 33-vjeçares, ndërsa mijëra të tjerë e ndoqën nga rrugët e qytetit Sao Paulo, në pamundësi për të siguruar një biletë për ta ndjekur nga afër.

Në turin e saj botëror, vetë Taylor e pranoi se kurrë më parë, nuk kishte parë kaq shumë njerëz bashkë.

Dhe zyrtarisht u pranua edhe pas eventit: Taylor Swift vendos rekord botëror, për numrin e spektatorëve, në një koncert “live”.

Dhe këtë ia mundësoi edhe stadiumi gjigant i Sao Paulos. Masat e sigurisë në qytet, ishin në nivelin më të lartë, me dhjetëra rrugë të mbyllura, ndërsa këngëtarja dhe ekipi i saj, shoqëroheshin nga mbi 20 automjete policie.

Mediat braziliane i kushtuan rëndësi edhe veshjes së këngëtares, nga fustanet e kostumet Roberto Cavalli e deri te çizmet Laboutin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi dy mijë kg duhan janë konfiskuar këtë të hënë…