Taylor Swifti i dhuron fanses 15 mijë dollarë
25 tetor 2018
| 11:03
Më 1 tetor Sadie Bartell ka postuar një status në “Twitter” ku u kërkonte ndihmë ndjekësve të vet. Ajo kërkoi ndihmë monetare për nënën e cila kishte rënë në koma prej tre vjetësh.
Familja kujdesej për të dhe e mbante në shtëpi pa ia shkëputur aparaturat. Taylor Swift, këngëtarja e njohur në gjithë botën, e kishte parë postimin e saj dhe i kishte dhuruar vajzës 15 500 dollarë. Swifti i dërgoi të ardhurat në llogarinë e vajzës në emrin e saj.