Taylor Swifti nderohet me çmimin prestigjioz “Artistja e dekadës” në AMAs 2019
01 nëntor 2019
| 11:23
Taylor Swifti është vlerësuar me një çmim mjaft të madh. Këngëtarja me famë botërore do ta marrë çmimin “Artistja e Dekadës” në American Music Awards 2019 muajin e ardhshëm.
Lajmi u bë me dije nga producentët e shfaqjes Dick Clark Productions. Ajo, gjithashtu, pritet të performojë disa nga hitet përgjatë karrierës në muzikë.