Taylor Swifti nderohet me një tjetër çmim të madh
20 nëntor 2019
| 11:05
Taylor Swift, pasi u njoftua se do ta marrë çmimin “Artistja e Dekadës” më 25 nëntor në American Music Awards 2019, do të nderohet me një tjetër çmim të madh.
Këngëtarja është e para artiste që do të vlerësohet me çmimin “Gruaja e Dekadës” nga Billboard.
Swift do të nderohet në ngjarjen Women in Music Event 2019 më 12 dhjetor në Hollywood Palladium në Los Angeles. Billboard do t’i japë çmimin yllit të muzikës, e cila vlerësohet si një nga artistet më të realizuara të të gjitha kohëve, pas vitit 2010.