Taylor Swifti tregon si po ndihet para se të bëhet 30-vjeçare
08 mars 2019
| 12:52
Taylor Swift po reflekton para një momenti të rëndësishëm në jetën e saj. Derisa dhjetori është disa muaj larg, këngëtarja e “Shake It Off” ka treguar në “Instagram” ndjesitë e saj para se të bëhet 30-vjeçare.
“Sipas certifikatës sime të lindjes, unë mbush 30 vjet këtë vit. Është e çuditshme sepse gjysma ime ndihet si 18-vjeçare, ndërsa gjysma tjetër 283-vjeçare, por aktualisht, bazuar në të gjitha faktet, unë jam 29-vjeçare”, ka shkruar ajo.