Tayna iu ndërton prindërve një shtëpi të re (Foto)
Ndonëse në një moshë të re, Tayna është kthyer në një ndër reperet më të suksesshme në vend. Të gjithë famën dhe suksesin, 23-vjeçarja ua ka dedikuar prindrërve të saj.
Përmes një postimi në Instastory Doruntina Shala, e njohur për publikun me emrin Tayna, ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i shtëpisë së re të cilën ajo po e ndërton si dhuratë për prindërit e saj.
“Vetëm 23 vjeçe dhe kam gjithçka që kam dashur gjithmonë.
Po ndërtoj shtëpi të re, si dhuratë për prindërit.
Falënderuese”, ka shkruar Tayna krahas fotos.
Tayna ka depërtuar në tregun muzikore shqiptar me këngën ‘Columbiana’ dhe që nga ajo kohë, ajo vazhdimisht po publikon këngë e projekte që menjëherë po kthehen në hite.
Së fundi ajo ka nënshkruar kontratë me kompaninë ndërkombëtare muzikore, Sony, dhe tashmë është gati edhe për tregun ndërkombëtar.