Tayna zbulon përmes kësaj fotoje se çfarë bën para gjumit
17 nëntor 2020
| 14:39
Edhe pse në mungesë të koncertet për shkak të pandemisë, Tayna duket se ka qenë mjaft aktive me projektet e reja muzikore.
Madje pranë fansave të shumtë ka qëndruar edhe përmes postimeve në rrjetet sociale, ku ka treguar herë pas here të rejat më të fundit nga përditshmëria.
Mbrëmjen e djeshme, reperja e dashur për publikun ka treguar se hobi i saj është leximi, pasi ka postuar në “Instastory” një fotografi, ku shihet se para gjumit ajo lexon librat e saj të preferuar.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që bukuroshja merr vëmendjen për këtë, vetëm pak kohë më parë ajo ndau me adhuruesit e saj një pjesë të dhomës së gjumit ku shihen një mini-bibliotekë.