Tchouameni mungon një muaj

07 nëntor 2024 | 13:33

Aurelien Tchouameni do të qëndrojë jashtë fushës për një muaj pas ndrydhjes së kyçit të këmbës në humbjen e Real Madridit ndaj Milanit. Klubi spanjoll publikoi deklaratën e mëposhtme në faqen e tyre në lidhje me lëndimin e tij.

“Pas testeve të bëra sot te lojtari ynë Aurelien Tchouameni nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një ndrydhje në kyçin e majtë. Analizat në pritje”, thuhet në komunikatën e tyre.

Arancha Rodriguez raporton se lëndimi do ta mungojë atë për rreth një muaj. Përveç francezit, të lënduar te Real Madridi janë edhe Thibaut Courtois, Dani Carvajal dhe David Alaba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Budapest të Hungarisë…