Tërheqja e kursimeve nga Trusti, këtu mund të shihni sa para i keni të arkëtuara
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka kaluar projektligji për rimëkëmbje ekonomike.
Me këtë projektligj parashihet që qytetarët t’i tërheqin 10 për qind nga fondi i trustit pensional.
Ky projektligj tashme pritet të dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, në vegën vijues (https://online.trusti.org/) sapo të hapet faqja, klikoni tek kolona: “Dua të regjistrohem për llogari në eTrust” dhe pastaj jepni të dhënat e kërkuara, si dhe ngarkoni një kopje të letërnjoftimit, e fotografuar në të dy anët.
Pasi ta keni kryer këtë procedurë dhe të shtypni në fund butonin “Dërgo”, Trusti ua dërgon një email, në të cilin ndodhet një link ku duhet të klikoni.
Pas kësaj, brenda periudhës 24 orësh Trusti do t’iu jap qasje në llogari përmes një njoftimi përmes e-mailit dhe pastaj mund të shihni sa para ju janë grumbulluar dhe sa para mund të tërhiqni nëse kjo vendoset nga legjislativi.
(A.M / Epoka e re)