Tërhiqet shorti për edicionin e ri, Prishtina ndeshet me Malishevën
Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë më 21 gusht, derisa në Ligën e Parë më 28 gusht. Shorti për edicionin e ri është tërhequr të premten në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Fillimisht u tërhoq shorti për Superligë, e më pas edhe për Ligën e Parë në të dyja grupet. Të pranishmit në emër të KE të FFK-së dhe Komisionit të Garave i ka përshëndetur kryetari i këtij komisioni, Abdyl Bellopoja, i cili i uroi klubet për një kampionat të suksesshëm si dhe i njoftoi përfaqësuesit e klubeve për procedurat e shortit.
Kampionia në fuqi, Prishtina në ndeshjen e parë do të përballet me skuadrën e promovuar në elitë, Malishevën. Ndërsa fituesja e Kupës, Llapi ndeshjen e parë e pret skuadrën tjetër të inkuadruar në Superligë, Ulpianën. Nënkampionia e Kosovës, Drita përballet me Feronikelin, ndërsa Gjilani i Ismet Munishit në xhiron e parë ka punë me Drenicën në Skenderaj.
Ndeshja e pestë është ajo mes Ballkanit dhe Dukagjinit. Derbi më i madh në Superligë mes Dritës dhe Gjilanit zhvillohet në javën e gjashtë.
SUPERLIGA – Java e parë
Drita – Feronikeli
Llapi – Ulpiana
Malisheva – Prishtina
Ballkani – Dukagjini
Drenica – Gjilani
LIGA E PARË – Grupi A – Java e Parë
Trepça ’89 – Liria
A&N – Drenasi
Rahoveci – Besa
Onix – Vëllaznimi
Istogu – Trepça
Liga e Parë – Grupi B – Java e Parë
Ferizaj – Vllaznia
Ramiz Sadiku – 2 Korriku
Fushë Kosova – Kika
Dardana – Vitia
Arbëria – Flamurtari