TE ALI AHMETI NË SELINË HEROINË TË BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
Sot ishte vizita ime e parë te Udhëheqësi i popullit shqiptar, te shoku e bashkëveprimtari ynë Ali Ahmeti, pas zgjedhjeve presidencilae e parlamentare, të 24 Prillit dhe të 8 Majit 2024 në Maqedoninë e Veriut!
Kurdoherë që realizohen vizita te shqiptari i madh, Lideri kombëtar Ali Ahmeti, në Selinë e Tij, Heroinë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, dashuria për popullin, për Atdheun dhe për Kombin, të gjitha në një, rriten në përmasa të mëdha!
Në personalitetin madhor të Udhëheqësit Ali Ahmeti, shkrihet e skalitur në formë lapidare thënia e madhe e Homerit, se “…Ilirët nuk mund të mposhten pa eleminuar Udhëheqësin e Tyre!…”
Prandaj mund të thuhet me shumë vendosmëri se BDI dhe Fronti Europian, Jo Rusisë, Po Europës, është në rrugën e drejtë dhe në një të ardhme të afërt, do të jenë zotërues legjitim etnik të shtetit, duke ushtruar pushtetin e fitores me votë të lirë dhe me kurs të mirëfillët euroatlantik!
Ali Ahmeti nuk është mposhtur në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare te 24 dhe 8, prandaj Ai është fitimtar, dhe shqiptarët duhet të jenë optimist se vota e tyre nuk ka shkuar huq, sepse megjithëse kundërshtarët ishin në akord të plotë, nuk është arritur të eleminohet!
Dita e rikthimit do të jetë e afërt!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 4 Korrik 2024!