Të ardhurit nga Shqipëria, Plisat kërkojnë me urgjencë ushqim në sallën 1 Tetori

28 nëntor 2019 | 23:20

Tifogrupi nga Prishtina, Plisat, përmes një postimi në “Facebook”, kanë kërkuar urgjentisht ushqim për të prekurit nga tërmeti në Durrës që kanë ardhur në Prishtinë.

Ata kërkojnë që kushdo që mund të ndihmojë, të shkojë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Shkrimi i plotë i Plisave:

URGJENCË, LEXOJENI :

Gjindemi tek salla 1 tetori dhe na nevojitet URGJENTISHT USHQIM. Janë duke ardhur familjet e strehuara dhe ne po i furnizojme me rroba,ushqim,barna, mirëpo jemi mangët me ushqim pasi që ka shumë familje.

LUSIM të gjithë ata të cilët kanë mundësi të drejtohen tek salla 1 tetori(jemi brenda në sallë)

LUTENI që mundësisht të sillni ushqim të gatshëm – Sendviqa, makarona, ushqime te konzervuara.

PER TRANSPORT DERI NE SALLEN 1 TETORI( NI DREJTIM) MUND TI KONTAKTONI TAKSITË NË VIJIM :

TAXI BEKI

TAXI DALLAS

BLUE TAXI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eintracht Frankfurtin e ka mposhtur 2-1 Arsenalin në ‘Emirates Stadium’.…