
Të arrestuarit për vrasjen e Likës, me të kaluar kriminale, ekstremiste
21 prill 2025
| 11:52
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se disa nga të dyshuarit në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, kanë të kaluar kriminale.
“Ne kemi arritur të sigurojmë prova, dëshmi të cilat e lidhin këtë grup kriminal me vrasjen e rreshterit tonë. Mbetet të shihet backgroundi i tyre. Disa nga ta kanë pasur të kaluar kriminale, kanë qenë të arrestuar edhe për raste të mëhershme, e që ndërlidhen me thirrje ekstremiste. Për çështjen e terrorizmit duhet ta shohim pastaj sepse hetimet duhet të vazhdojnë tutje për ta vërtetuar këtë punë, por janë persona të dyshuar, të rrezikshëm, të cilët ne dyshojmë që e kanë kryer këtë vrasje, e kanë planifiku dhe po ashtu e kanë ekzekutuar”, tha ai.