A do të bëhet Kosova këtë vit me ushtri?
Zëvendësministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Burim Ramadani, ka thënë të dielën se askush nuk mund ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se Kosova e ka vendin në NATO dhe se viti 2018 do të jetë vit i ushtrisë. “Kosova e ka vendin në NATO. Maqedonia mbrëmë ka festuar për ftesën për anëtarësim në NATO, Mali i Zi para një viti (maj 2017), ndërsa Shqipëria e ka shënuar këtë arritje historike në vitin 2009. Kosova në tri anët e kufirit të vet ka NATO-n, kurse prania e misionit të udhëhequr nga NATO (KFOR) po përmbush dy dekada. Kosova e ka vendin në NATO, pavarësisht sa kohë është e nevojshme. Askush nuk mund t’ia bllokojë drejtimin. Një gjë është e qartë: Viti 2018 është vit i ushtrisë”, ka shkruar Ramadani.
Ndërsa ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka paralajmëruar institucionet e Kosovës se po vonohen me formimin e ushtrisë.
Ai u ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që sa më shpejt me anë të ligjit t’i ndryshohet mandati FSK-së meqenëse themelimi i Forcave të Armatosura me anë të ndryshimeve kushtetuese po shihet si rrugë e pamundur.
“Jam shumë i bindur se dita-ditës Kosova po vonohet shumë në formimin e ushtrisë. Kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris prapë, se Qeveria, së bashku me Kuvendin e Kosovës, duhet të ecin tutje në këtë drejtim dhe të mos vonohen më. Me marrëveshje me partnerët tanë strategjikë, institucionet tona duhet të fillojnë që me anë të ligjit FSK-së t’ia ndryshojnë mandatin dhe të vazhdohet tutje me këtë proces”, ka thënë Kastrati për gazetën “Epoka e re”.
Ai ka treguar se sa po humbet Kosova me vonesat në formimin e ushtrisë.
“Kosova po humbet me këto vonesa, sepse për ta bërë një ushtri operacionale duhen rreth 10 vjet kohë. Pra, ushtria nuk mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër. Prandaj po them që sa më herët të fillohet të veprohet në këtë drejtim është më mirë. Në këtë drejtim Kosova po humbet në aspektin e sigurisë, në aspektin e integrimit në NATO, si dhe në aspektin e integrimeve rajonale dhe anëtarësimin në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë”, ka thënë Kastrati.
Ish-komandanti i FSK-së ka vlerësuar se Kosova nuk ka asnjë arsye të vonohet në këtë drejtim.
Sipas tij, institucionet e Kosovës këtë vit duhet të marrin vendim për ndryshimin e mandatit të FSK-së. Kurse në ditët e fundit mbi 40 pjesëtarë të FSK-së nga komuniteti serb kanë bërë kërkesë për largim për shkak të presioneve dhe kërcënimeve nga Serbia. Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se largimi i pjesëtarëve serbë nga kjo forcë nuk do të ketë ndikim në transformimin e FSK-së.
“Jo, nuk do të ndikojë. Ky është një proces krejtësisht i ndarë. Jemi duke i kryer obligimet dhe punët tona. Ne e kemi bërë më të mirën e mundshme duke qenë institucioni shembull në vend, por edhe për shumë vende të rajonit jemi liderë sa i përket përqindjes së komuniteteve në FSK. FSK-ja do të vazhdojë të jetë gjithëpërfshirëse, kredibile si dhe është e gatshme ta kryejë misionin e vet. Prandaj nuk shoh se këto largime do të kenë ndonjë ndikim në tranzicionin e FSK-së”, ka deklaruar ai.
Ai ka treguar se ka të interesuar të tjerë dhe shumë shpejt do të plotësohet numri i të dorëhequrve. “Ka interesim të komunitetit serb për t’u bërë pjesë e FSK-së. Kemi edhe aplikues të tjerë. Do ta plotësojmë këtë numër pa asnjë problem. FSK-ja do të funksionojë me apo pa ata, me apo pa mua. FSK-ja nuk është organizatë që për 20-30 persona shuhet. FSK-ja do
/Epoka e re/