Të bekuarën, Besartën

06 tetor 2021 | 10:18

Behram Geci

Engjujt e morën dhe e ruajtën
Besartën,
Të bekuarën, të madhën,
Të artën.

Ferrin e kaloj,
Nga ferri engjulli doli
Erdhi të dëshmoj,
Për legjendat foli.

Nga toka e djegur,
E përgjakur,
Ky pëllumb i paprekur
Sillej rreth konaku.

E etur, e uritur,
U kërkoj, bukë e ujë,
Vëllezërve, motrave, me të cilët ishte duke u rritur,
E përgjigje nga t’a nuk muar.

Nënë, jamë bija jote!
Folëm oj nanë!
Hallat, shtri për toke
As njëri në këmbë.

Gjyshe, folëm gjyshe!
O, baci Shaban!
Po pse keni shikimin ndryshe?!
Besarta, mbesa e juaj jamë.

Qysh ti o babush?!
Nuk po ma zgjat dorën?!
Ty, stë ndal top as pushkë!
Merrëm për dore mua të voglën.

As bali Adem,
Asnjë fjal s’ma tha!…
Më thirrke oj qika e jemë!
Tash s’po ia nijë a’t za!.

Maxhe, e sofër,
Gjithçka rrotullue,
Zjarri i shukur në votër,
S’di s’e kah me shkue!.

Ndjeva krisma,
Ndjeva za,
Luftonim me bisha,
Me të ziun shka.

Dëgjova dhe këngë,
Dëgjova vikam,
E pash tu i ndal me dhëmbë
Plumbat të skuqur zjarr.

Nga pellgje gjaku,
Pëllumbi doli, fluturoj,
Doli e u qel zambaku,
S’i ylli a’t konak e ndriqoj.

Besarta,
Më shumë se ar!
Shpirt zjarrta!
Nga ky konak nuk del tjetër farë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham Hotspur është në kërkim të një sulmuesi. Mediat në…