Të bllokuara nga Covid-19, me mijëra makina të reja në pritje të një blerësi
16 maj 2020
| 10:16
Me mijëra makina të reja janë fotografuar në një nga portet më të mëdha të Britanisë, Tilbury, në Essex, gati për t’u eksportuar, shkruan Daily Mail.
Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet britanike javën e kaluar, blerjet e makinave ranë me 97 përqind gjatë muajit të kaluar.
Ekspertët janë shprehur se prodhuesit e makinave mund të humbin deri në 8 miliardë dollarë për shkak të pandemisë.
Ford dhe Vauxhall kanë njoftuar se do të rinisin prodhimin e automjeteve, duke filluar nga java e ardhshme.