Të burgosurit fillojnë krasitjen e mollëve në Qendrën Korrektuese të Dubravës

13 shkurt 2025 | 11:47

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve bujqësore në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ka filluar procesi i krasitjes së mollëve në plantacion.

Ky aktivitet po realizohet nga të burgosurit, nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës.

“Angazhimi i të burgosurve në këto aktivitete ka për qëllim jo vetëm mirëmbajtjen e plantacionit, por edhe aftësimin e tyre në sektorin e bujqësisë”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

ShKK shton se ky aktivitet është pjesë e iniciativave për rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve, duke u mundësuar atyre të fitojnë aftësi të reja që mund t’i shfrytëzojnë pas përfundimit të dënimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Adelina Spahija ka publikuar këngën e saj…