Të burgosurit në burgun e Smrekonicës mbjellin tranguj dhe domate
08 maj 2020
| 19:47
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka bërë me dije se në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, në kuadër të njësisë ekonomike janë mbjellë 350 rrënjë tranguj dhe 700 rrënjë domate.
Sipas ShKK-së, e gjithë puna është kryer nga të dënuarit dhe është mbikëqyrur nga punonjësit e kësaj qendre.
“ShKK-ja synon që përmes angazhimit të të burgosurve në punë, të ndikohet në rehabilitimin dhe risocializimin e personave të burgosur, përveç kësaj, puna e të burgosurve brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e përditshme në burg”, ka njoftuar ShKK-ja.
https://www.facebook.com/SherbimiKorrektuesiKosoves/photos/pcb.694013448041076/694013381374416/?type=3&theater