Të buzëqeshur, mijëra qytetarë kthehen në shtëpitë e tyre pas marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut

27 nëntor 2024 | 16:46

Njerëzit e zhvendosur nga Libani jugor po kthehen në shtëpi pas një marrëveshjeje armëpushimi midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë paralajmëruar banorët që të shmangin lëvizjen në jug, por shumë në Liban janë drejtuar për në shtëpitë e tyre.

BBC raporton se mijëra qytetarë kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre, disa orë pasi një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut hyri në fuqi.

Të buzëqeshur, mijëra qytetarë kthehen në

Qytetaret kthehen ne shtepi

Ka bllokime trafiku në autostradën kryesore midis Bejrutit dhe jugut, dhe makinat janë të mbushura me familje, çanta, valixhe dhe dyshekë. Ne kemi parë shumë flamuj të Hezbollahut duke u valëvitur nëpër dritare.

“Disa njerëz, kur shohin aparatin tonë, buzëqeshin dhe bëjnë shenjën “V” të fitores. Ky kthim ndodh pasi autoritetet izraelite dhe libaneze kanë paralajmëruar njerëzit që të mos kthehen tani”, shkuan BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet ruse kanë pranuar për herë të parë se një…