“Të dal lakuriq…”/ Modelja e njohur pozon e gjitha e zhveshur për 40-vjetorin e lindjes
19 shtator 2021
| 12:39
Modelja seksi, Nicola McLean, vendosi që 40-vjetorin e lindjes ta festonte në mënyrën më të mirë të mundshme. Ajo vendosi që me ndjekësit e saj në “Instagram” të ndante një fotografi ku shfaqet e gjitha e zhveshur.
40-vjeçarja u shpreh se pozoi e zhveshur vetëm që të rriste besimin që i duhej tani që arriti një moshë paksa të madhe.
Gjithashtu modelja tregon se edhe marrëdhënia me bashkëshortin e saj, ish-futbollistin Tom Williams, janë “përmirësuar me moshën”.
“The Sun” shkruan se ajo u zhvesh për një set fotografik, pasi u frymëzua nga Pamela Anderson, ndërsa po përgatitej që të hynte në një dekadë të re.
“Tani unë thjesht dua të argëtohem. Të dal lakuriq dhe të rikrijoj fotot e Pammie është padyshim kënaqësi për mua”, tha nëna e dy vajzave.