Të dashur mësimdhënës, urime 7 Marsi!

07 mars 2025 | 08:51

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar mësimdhënësit me rastin e shënimit të 7 Marsit.

Ajo shprehu mirënjohje ndaj mësuesve për përkushtimin e tyre.

“Të dashur mësimdhënës, urime 7 Marsi-Dita e Mësuesit! Në këtë ditë të veçantë, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin tuaj në arsimimin e brezave të rinj. Ju jeni drita që ndriçon rrugën e së ardhmes, duke formuar mendje të zgjuara dhe plot ëndrra. Si Ministri e Arsimit që nga fillimi i mandatit jemi angazhuar për të ngritur standardet e edukimit në vend, duke modernizuar infrastrukturën dhe duke siguruar kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

“Sikurse kemi vepruar deri tash, synimi ynë është të forcojmë pozitën tuaj dhe të krijojmë një ambient arsimor që frymëzon dhe motivon. Mirënjohje pa fund për të gjithë mësimdhënësit që gjeneratë pas gjenerate kaluan çdo sfidë të kohës për ta zhvilluar gjuhën, kulturën, arsimin dhe shoqërinë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emilia Rexhepi nga Partia e Re Demokratike ka konfirmuar mbështetjen…