Të dërguarin evropian për dialogun do ta caktojë Gjermania?

18 shtator 2019 | 10:51

Është gjithnjë e më e sigurt se gjatë mandatit të ri të institucioneve të Bashkimit Evropian, pritet të emërohet një i dërguar i posaçëm që do të merret me normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Sipas burimeve jozyrtare të “Radios Evropa e Lirë”, në rast se përbërja e re e Komisionit Evropian vendos të bëjë këtë emërim atëherë, personi që do ta ushtrojë këtë funksion do të jetë nga Gjermania.

Burime të “REL”-it nga Qeveria gjermane kanë konfirmuar se Berlini zyrtar është shumë i interesuar për një të dërguar të mundshëm që vjen nga ky vend.

Sipas burimeve në Berlin, në momentin kur nisma fillon zyrtarisht, Qeveria gjermane do të insistojë që ndërmjetësi në dialogun e bllokuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë përfaqësuesi i saj.

Sipas burimeve gjermane, kjo do të “amortizonte” procesin e udhëhequr deri më tani nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në largim Federica Mogherini, e cila, siç thonë në Berlin, “në mënyrë të pashmangshme çonte në një shkëmbim territoresh”.

Dy arsye për emërimin e të dërguarit të posaçëm

Burime nga disa shtete anëtare të BE-së tregojnë se ekzistojnë dy arsye për caktimin e një përfaqësuesi të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

E para ka të bëjë me vendimin e fundit të administratës amerikane për të emëruar Matthew Palmer si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Një rrethanë tjetër që çon në vendimin për emërimin e një të dërguari special evropian është Përfaqësuesi i Lartë i ardhshëm i BE-së, Josep Borrell.

Ministri aktual i Jashtëm i Spanjës, dhe kryediplomati i ardhshëm evropian, Josep Borrell, vjen nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për të cilën ai personalisht ka qenë shumë kritik.

Megjithëse BE-ja pretendon të jetë neutrale ndaj statusit të Kosovës, burimet diplomatike të BE-së e konsiderojnë se pozicioni i Borrellit si një lehtësues ose ndërmjetës në dialog, është shumë i ndjeshëm.

Toby Vogel, një ekspert në Këshillin e Politikave të Demokratizimit (DPC), mendon se ideja e emërimit të një të dërguari të BE-së për të mbikëqyrur dialogun Prishtinë-Beograd është i kuptueshëm, pasi do të lehtësonte punën e Josep Borrellin, i cili, sipas tij do të merrej me çështje më të ngutshme ditore.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/gjermania-i-derguar-i-posacem-kosove-serbi-/30170785.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke filluar nga sot (18 shtator), qytetarët e Kosovës që…