Të dhënat e tua, rregullat e tua: Privatësi dhe kontroll në serinë e re S25 të Samsung

25 prill 2025 | 14:29

Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, ku çdo klik, mesazh apo alarm është pjesë e rutinës sonë të përditshme, teknologjia duhet të jetë jo vetëm inteligjente, por edhe e kujdesshme ndaj jetës sonë private. Pikërisht këtë ka sjellë Samsung me serinë e re Galaxy S25, ku përvoja me inteligjencën artificiale ngrihet në një nivel të ri të zgjuar, personal dhe mbi të gjitha, të sigurt.

Ndërsa me Inteligjencën Artificiale inovacioni i ofruar nga Samsung është i padiskutueshëm në krahasim me rivalët, tashmë me serinë e re garantohet edhe mborjtja e të dhënave të tua nga përdorimi i asistentit AI.

“Now Brief” – Inteligjencë Artificiale që të njeh, pa të tejkaluar

Një nga risi më interesante të Galaxy S25 është funksioni Now Brief – një përmbledhje inteligjente e ditës tënde, zakonëve të përditshme, dhe ndërveprimeve me telefonin. Kjo veçori të ndihmon të organizohesh më mirë, duke u bazuar në mënyrën si e përdor pajisjen tënde. Por ajo që e bën vërtet të veçantë është mënyra se si i ruan të dhënat e tua.

Samsung ka vendosur një standard të ri me tre shtylla themelore të privatësisë. Fillimisht bëhet analizim i të dhënave përmes “Personal Data Engine”, një sistem i brendshëm, i palidhur me rrjete të tjera, që siguron që vetëm informacioni i nevojshëm për përvojën të përpunohet. I gjithë përpunimi i të dhënave bëhet vetëm në pajisje, pa u lidhur me serverë të jashtëm, çka e bën çdo ndërveprim më të sigurt.

Pika e tretë dhe jo më pak e rëndësishme është përzgjedhja e personalizuar e veçorive cloud-AI, ku përdoruesit mund të kontrollojnë se cilat shërbime të aktivizojnë, dhe si përdoret informacioni nga secila.

Galaxy S25 nuk ndalet vetëm me privatësinë – ai është gjithashtu i mbrojtur kundër sfidave të së ardhmes. Falë kriptografisë post-kuantike, ky telefon është i përgatitur edhe ndaj kërcënimeve që mund të sjellë zhvillimi i teknologjisë kuantike. Dhe me sistemin Knox Matrix Trust Chain, mbrojtja nuk është vetëm për telefonin – por për gjithë pajisjet e lidhura me të.

Shpërblim për zgjedhje të mençura

Nëse kërkon një telefon që kombinon teknologjinë më të fundit me siguri të pakrahasueshme, Galaxy S25 është zgjedhja ideale – dhe tani, kjo zgjedhje vjen me shpërblime të jashtëzakonshme!

Për më tepër, Samsung prezanton një promocion ekskluziv Galaxy, i cili do të vazhdojë nga data 27 mars deri më datën 4 maj 2025, ose deri në përfundim të stokut. Klientët që blejnë një Galaxy A36 ose A56 do të përfitojnë një adapter 45W. Ata që zgjedhin një Galaxy S24, S24 FE, Z Flip6, ose S25 do të marrin një adapter 45W dhe Galaxy Buds3. Ndërkohë, klientët që blejnë një Galaxy S25+, S25 Ultra, ose Z Fold6 do të shpërblehen me një adapter 45W, Galaxy Buds3 dhe një Tab A9 LTE. Kjo ofertë ekskluzive siguron që klientët të marrin jo vetëm një nga smartphone-t e fundit, por edhe aksesorë thelbësorë për të përmirësuar përvojën e tyre Galaxy.

Për të marrë pjesë, regjistro blerjen në www.samsung.com/al/offer/get-your-gifts-with-galaxy-ai deri më 5 qershor 2025. Pas regjistrimit të suksesshëm, do të marrësh një konfirmim me email për pjesëmarrjen tënde në këtë promocion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i të…