
Te Dheu i Bardhë, edhe sot kolonë e gjatë
28 korrik 2023
| 08:44
Mërgimtarët janë duke pritur deri në dy orë te pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë.
Kolona e veturave në këtë pikë kufitare është 50 metra, ndërsa për të dalë nga territori i Kosovës mërgimtarët po presin deri në 50 minuta dhe kolona është 100 metra.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare pritjet maksimale për të hyrë në Kosovë janë 15 minuta, aq sa janë edhe pritjet për të dalë nga Kosova.