Te Dheu i Bardhë kolona, në dalje të Merdarit 20 minuta pritje

03 janar 2025 | 08:20

Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të premte kanë filluar kolonat.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se pritjet më të mëdha këtë mëngjes janë tek Dheu i Bardhë deri në një orë, ndërsa pritjet në hyrje janë deri në pesë minuta.

Ndërsa pritjet në dalje në Merdar janë deri në 20 minuta, e në Muçibabë deri në 10 minuta.

Hyrje daljet në pikat e tjera janë deri në pesë minuta pritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i popullit, Naim Çelaj, është shprehur se ka qenë…